Lëndohet Shaqiri

Lëndohet Shaqiri

Xherdan Shaqiri u detyrua të largohet nga fusha të shtunën, pas një lëndimi në dorë që e pësoi në miqësoren e Baselit ndaj Winterthurit.

Kapiteni i Baselit u dërgua në spital, ku plaga në dorë i është qepur.

Shaqiri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në spital, transmeton albinfo.ch.

Basel ka konfirmuar se bëhej fjalë për një lëndim në dorë, ndërsa Shaqiri është liruar nga spitali dhe gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky lëndim do ta lërë Shaqirin jashtë për një periudhë të caktuar.

34-vjeçari këtë edicion në dhjetë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.

The post Lëndohet Shaqiri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.