7 të lënduar marrin ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë

Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së 19 tetorit në Tiranë, mes tyre një efektiv policie, një protestues i mitur, përfaqësues të medias dhe kalimtarë.
Sipas përditësimit të autoriteteve shëndetësore në orën 21:00, katër kalimtarë janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Njëri prej tyre, përfaqësues i një medie ndërkombëtare, është larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër kalimtar është larguar pasi ka marrë trajtimin, ndërsa dy të tjerë vijojnë ekzaminimet e nevojshme në spital.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Të tre janë në gjendje shëndetësore stabël.
Që prej nisjes së protestave më 13 tetor, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 310 persona. Prej tyre, 191 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.
The post 7 të lënduar marrin ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



