Leon Avdullahu do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane 

Talenti 21-vjeçar i rritur në akademinë e FC Basel, Leon Avdullahu, do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane, duke iu bashkuar klubit TSG 1899 Hoffenheim. Pas një sezoni të shkëlqyer 2024/25, ku ai ishte pjesë e thuajse çdo ndeshjeje zyrtare me fanellën kuqekaltër, mesfushori i talentuar vendos të bëjë hapin e radhës në karrierën e […] The post Leon Avdullahu do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane  appeared first on Albinfo.

Leon Avdullahu do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane 

Talenti 21-vjeçar i rritur në akademinë e FC Basel, Leon Avdullahu, do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane, duke iu bashkuar klubit TSG 1899 Hoffenheim. Pas një sezoni të shkëlqyer 2024/25, ku ai ishte pjesë e thuajse çdo ndeshjeje zyrtare me fanellën kuqekaltër, mesfushori i talentuar vendos të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij profesionale.

Leon iu bashkua FC Basel në verën e vitit 2018, si 14-vjeçar nga FC Solothurn, dhe që nga atëherë kaloi të gjitha nivelet e moshave deri në ekipin U21 që garon në Promotion League. Në sezonin 2023/24, shtetasi me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe kosovare u bë pjesë e skuadrës së parë. Gjatë sezonit 2024/25, kur FCB fitoi dy trofe, Avdullahu ishte titullar i padiskutueshëm në 39 ndeshje në të gjitha garat, transmeton albinfo.ch.

Që kur isha 14 vjeç, kam mbajtur fanellën kuqekaltër me krenari. Pas shtatë sezonesh te FCB, për mua nis një kapitull i ri në Gjermani. Fakti që mund të bëj këtë hap pas dy titujve me klubin, të cilit i detyrohem kaq shumë, është si një ëndërr për mua. Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për këto vite fantastike – do të mbetem gjithmonë i lidhur me FCB-në”, – tha Leon Avdullahu për transferimin e tij te Hoffenheim.

 

The post Leon Avdullahu do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane  appeared first on Albinfo.