Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës
Njoftimi është dhënë nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi The post Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës appeared first on Albinfo.

Futbollisti Leon Avdullahu ka zgjedhur të luajë për Kosovën. Ai më herët kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Ish-futbollisti i Baselit, tani i Hoffeinhamit, mund të debutojë pikërisht ndaj Zvicrës, më 5 shtator në Bazel.
Njoftimi është dhënë nga Kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës.
Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.
Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen.
Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, shkruan Ademi.
The post Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës appeared first on Albinfo.