Lëshohet alarmi në veri të Kosovës

Alarmi në veri është lëshuar sërish sot. Në disa pamje të publikuara nga media të rajonit, dëgjohet zhurma e alarmit, ndonëse nuk dihet se pse ka ndodhur një gjë e tillë. Megjithatë, burime të Nacionales bëjnë të ditur se sirenat në veri janë lëshuar pasi dyshohet se policia e Kosovës ka arrestuar një person afër […]

Lëshohet alarmi në veri të Kosovës

Alarmi në veri është lëshuar sërish sot.

Në disa pamje të publikuara nga media të rajonit, dëgjohet zhurma e alarmit, ndonëse nuk dihet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Megjithatë, burime të Nacionales bëjnë të ditur se sirenat në veri janë lëshuar pasi dyshohet se policia e Kosovës ka arrestuar një person afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veiriut.

Nacionale ka kontaktuar policinë e Kosovës për rajonin e veriut, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk kemi arritur që në mënyrë të pavarur t’i konfirmojmë këto informacione.