Lëshohet për qarkullim njëra nga urat mbi lumin Ibër

Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti The post Lëshohet për qarkullim njëra nga urat mbi lumin Ibër appeared first on Albinfo.

Lëshohet për qarkullim njëra nga urat mbi lumin Ibër

Kanë përfunduar punimet në njërën nga urat që ishin duke u ndërtuar mbi lumin Ibër.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook.

Ndryshe, gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

The post Lëshohet për qarkullim njëra nga urat mbi lumin Ibër appeared first on Albinfo.