Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët

Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj tha në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Enkelejda Mema se protesta e nisur nga studentët do ta ketë një finale që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Leskajt PD nuk ka për synim t’u vjedhë protestën studentëve, e cila siç tha është një revoltë qytetare kundër keqqeverisjes.

I pyetur nëse Berisha nuk do të ishte në protestë, siç ishte nënkuptuar në një deklaratë të këtij të fundit, Leskaj shprehu bindjes se Berisha si lideri dhe drejtuesi i PD do të merrte pjesë në protestë.

“Aksionin e protestës së PD-së e di udhëheqja e partisë. Kjo protestë e ka një finale, që është edhe kryefjala e 146 ditëve protestë dhe 10 ditëve revoltë: shporrja e Edi Ramës.

PD-ja, si të gjithë faktorët në Shqipëri, i është bashkuar që ditën e parë revolucionit të flamingove dhe protestës së studentëve, dhe kjo protestë e sotme nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së studentëve.

PD-ja dhe Berisha nuk kanë qëllim t’ua marrin protestën studentëve. Kjo është protestë e revoltës ndaj keqqeverisjes. PD-ja i është bashkuar dhe ka bërë shumë mirë, madje më shumë duhet të bënte.

Të gjithë duhet të solidarizohen me aksione të ndryshme. Besoj se doktori do të jetë në protestë, është lideri i PD-së”, tha Leskaj.

The post Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.