Familja e Liridona Ademajt shpreh falënderime për vendimin e Gjykatës: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve

Familja e Liridona Ademajt shpreh falënderime për vendimin e Gjykatës: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve
Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka dërguar një letër në programin “Goca dhe Gra” të TopChannel, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar autorët e vrasjes së saj me burgim të përjetshëm, Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.
Në letër, siç raporton TopChannel, familja e Liridonës shpreh falënderime për mbështetjen e të gjithëve, teksa tregojnë se ky vendim i lehtëson sado pak dhimbjen. Ato gjithashtu thonë se do të kërkojnë kujdestarinë e dy djemve të mitur të Liridonës, sipas kushteve që duhet.
“Pas vendimit të Gjykatës, ne si familje ndihemi të lehtësuar pasi që është kulmuar një procedurë penale me një vendim gjyqësor, e nuk kanë ngelur vetëm në ndërgjegjen e popullit dhe vetëm në dënimin që kanë marrë nga qytetarët. Dënimi që kanë marrë Gjykata ka qenë me lartësinë maksimale, që njeh Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thotë familja në letër.
Familja e Liridonës thekson se “Liridona nuk kthehet për familjen Ademaj, e as për fëmijët e Liridonës, dhe as për ata që e kanë njohur si grua të fortë, punëtore, e mbi të gjitha si një person që ka sakrifikuar gjithçka për familjen. Ky vendim flladit zemrat e familjes dhe në të ardhmen, për fëmijët e Liridonës do të jenë dokumentet bazë dhe konfirmim i të vërtetës që ka ndodhur për fatkeqësinë e nënës së tyre”.
Familja e Liridonës vë re se “Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen për vendosjen e drejtësisë lidhur me nënën e tyre, pasi që dikush i ndërgjegjshëm dhe profesional ka vendosur denjësisht ndaj kryesit të vrasjes së nënës së tyre”.
Familja e Liridonës thotë se do të bëjnë kërkesë autoriteteve suedeze që të marrim kujdesin e fëmijëve, qoftë në Republikën e Kosovës apo edhe në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian, ashtu siç shteti suedez mund të pranojë një kërkesë të tillë.
Shiko gjithashtu:
- Vrasja e Liridona Ademaj: Naim Murseli, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën dënuar me burgim të përjetshëm
- Familja e Liridonës: Ajo nuk kthehet, por do të kërkojmë drejtësinë për fëmijët
- Vrasja e Liridona Ademaj: Familja kërkon drejtësinë për fëmijët
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



