Letra e BE-së drejt Kurtit, Hoti: E tmerrshme, kështu shaktërrohet besimi i aleatëve, presidenca s’guxon të flas

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish-Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së. Hoti thekson se “aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të

Letra e BE-së drejt Kurtit, Hoti: E tmerrshme, kështu shaktërrohet besimi i aleatëve, presidenca s’guxon të flas

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish-Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së.

Hoti thekson se “aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”.

“Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, shprehet Hoti.

E plotë:

Kjo situatë është e tmerrshme.

Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë.

Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore.

Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës.

Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve.