“Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube

Kënga e njohur e Dua Lipës, “Levitating”, ka arritur mbi 1 miliard shikime në YouTube, më pak se pesë vjet pas publikimit. Ky është videoklipi i tretë i këngëtares që arrin këtë shifër, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”, raportoi Billboard. Videoklipi, i realizuar nga regjisori Warren Fu, paraqet Lipën duke hyrë në një […] The post “Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube appeared first on Albinfo.

“Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube

Kënga e njohur e Dua Lipës, “Levitating”, ka arritur mbi 1 miliard shikime në YouTube, më pak se pesë vjet pas publikimit. Ky është videoklipi i tretë i këngëtares që arrin këtë shifër, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”, raportoi Billboard.

Videoklipi, i realizuar nga regjisori Warren Fu, paraqet Lipën duke hyrë në një portal galaktik dhe duke kërcyer me miqtë e saj, ndërsa bashkëpunimi me reperin DaBaby e çoi këngën deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100 në vitin 2021, përcjell albinfo.ch.

“Levitating” është një nga hitet kryesore të albumit “Future Nostalgia” (2020) dhe tani bën pjesë në 10 këngët më të mëdha të shekullit sipas Billboard.

Që nga ajo kohë, Dua Lipa është fejuar me aktorin Callum Turner dhe ka publikuar albumin “Radical Optimism” në 2024, ndërsa është distancuar nga DaBaby për komentet e tij homofobike në 2021.

The post “Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube appeared first on Albinfo.