Lëvizje e papritur, Reali tenton transferimin e Mane

Sadio Mane – bayern Muenchen – suspendim Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin Sadio Mane, ka njoftuar të hënën e përditshmja “Marca”. Bëhet e ditur se Reali po e monitoron situatën e senegalezit te Bayern Munichu, pasi ekipi gjerman e ka nxjerrë në shitje 31-vjeçarin. Për kartonin e tij Bayerni po kërkon 30 milionë […]

Lëvizje e papritur, Reali tenton transferimin e Mane

Sadio Mane – bayern Muenchen – suspendim

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin Sadio Mane, ka njoftuar të hënën e përditshmja “Marca”. Bëhet e ditur se Reali po e monitoron situatën e senegalezit te Bayern Munichu, pasi ekipi gjerman e ka nxjerrë në shitje 31-vjeçarin.

Për kartonin e tij Bayerni po kërkon 30 milionë euro dhe Reali është i gatshëm të shpenzojë një shumë të tillë për Manen.

Ai po shihet te Reali si zëvendësim ideal për Karim Benzeman, i cili është transferuar në Arabinë Saudite.

Mane iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Liverpooli, por do të largohet për shkaqe disiplinore.

Ai shënoi 12 gola dhe asistoi 6 herë në edicionin e tij të parë te Bayerni, ekip me të cilin e fitoi edhe titullin e kampionit të Gjermanisë.

Mane ka kontratë me skuadrën bavareze deri në vitin 2025, ndërsa po kërkohet edhe nga Neëcastle Unitedi.