Pritje në “Tabanovc” për shkak të nivelit të kuq të rrezikut të sigurisë për terrorizëm në Serbi

Rritja e kohës së pritjes në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje dhe dalje nga vendi është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë për terrorizëm në Republikën e Serbisë, njofton MPB, transmeton Portalb.mk. “Policitë kufitare të dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim që të mundësohet qarkullimi i […]

Pritje në “Tabanovc” për shkak të nivelit të kuq të rrezikut të sigurisë për terrorizëm në Serbi

Rritja e kohës së pritjes në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje dhe dalje nga vendi është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë për terrorizëm në Republikën e Serbisë, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

“Policitë kufitare të dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim që të mundësohet qarkullimi i shpejtë dhe i papenguar i pasagjerëve dhe automjeteve, si dhe kontroll adekuat për shkak të situatës së krijuar”, thuhet në MPB.

Për hyrje dhe dalje nga vendi dje në “Tabanovc” ka pasur pritdje deri në dy orë.