Lezhë/ Disa orë shi, përmbytet lagjja “11 Janari”

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhë gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata më problematike u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji doli në sipërfaqe dhe u grumbullua në bllokun e banimit 11 Janari.
Situata lidhet edhe me punimet nëntokësore që po zhvillohen në kuadër të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet, investim që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjidhje afatgjatë për përmbytjet.
Pas përfundimit të reshjeve të dendura, situata është përmirësuar dhe niveli i ujit është tërhequr.
Burimi i lajmit:opinion.alShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



