Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, është e natyrshme t’i vazhdohet mandati në krye të shtetit pas kthimit nga Haga.

Kjo pasi, siç tha Limaj për KosovaPress, Thaçit i është ndërprerë mandati i presidentit në gjysmë për t’iu përgjigjur ftesës nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit 2020.

“Ai është president i Kosovës. Ai është! Në mënyrë të padrejtë iu ka prerë mandati. Është president i Kosovës. Nuk është, kryerja e mandatit… Presidentit të Republikës së Kosovës iu ka ndërprerë mandati, i detyrueshëm, për t’iu përgjigjur një ftese. Dhe kjo qe, përgjigjja. Kështu që… kjo çka po flasim është gjëja më e natyrshme është vazhdimi, vazhdimi aty ku e ka lënë. E rëndësishme të na kthehen në Kosovë, pastaj të gjitha bëhen”, tha Limaj, transmeton Klankosova.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale do ta thotë fjalën përfundimtare në gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.