Lirimi i hapsirave në Durrës, aksioni ka qëllim rikthimin e plazheve publike

Gjatë kësaj të hëne në Durrës është ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të pushuesve vendas dhe të huaj, raporton EN. Bëhet fjalë për një nga plazhet publike, që u lirua këtë të hënë gjatë një aksioni të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit […]

Lirimi i hapsirave në Durrës, aksioni ka qëllim rikthimin e plazheve publike

Gjatë kësaj të hëne në Durrës është ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të pushuesve vendas dhe të huaj, raporton EN. Bëhet fjalë për një nga plazhet publike, që u lirua këtë të hënë gjatë një aksioni të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Task Forcës për turizmin, e ngritur pranë Prefekturës Durrës, e cila po funksionon që nga nisja e sezonit veror.

“Aksioni i sotëm ka të bëjë me plazhet publike për t’i dhënë padyshim aksesin e duhur qytetarëve të Durrësit, por edhe gjithë pushuesve të huaj. Sikundër e shikoni, bregu i detit me pjesën e rërës është tepër i ngushtë dhe sigurisht që ka hapësirë për abuzime”, tha koordinatori Oltsen Gripshi.

Në kohën kur Durrësi pritet të regjistrojë numër rekord të pushuesve, vendosja e kullave të vrojtimit dhe rojeve bregdetare duket se mbetet një problematikë e pazgjidhur ende përfundimisht.

“Kullat e vrojtimit janë shumë më mirë sesa vitet e tjera, pra kemi një lloj përmirësimi. Janë kullat e vrojtimit, janë edhe vrojtuesit. Padyshim që në mënyrë sporadike mungojnë vrojtuesit, por nuk është se mungojnë tërësisht, por në një moment të caktuar janë të larguar nga kullat e vrojtimit”, tha koordinatori Oltsen Gripshi.

Në fokusin e këtij aksioni është edhe monitorimi i të gjitha vendbazimeve të mjeteve lundruese, nga të cilat funksionale deri më tani janë 6 të tilla. Aksioni do të shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe do të vijojë për disa ditë.