Lirjon Abdullahu, 16-vjeçari që u ftua nga Kosova
Lirjon Abdullahu është një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, i cili tashmë po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Vetëm 16 vjeç, Abdullahu luan për ekipin gjerman Stuttgarter Kickers në kategorinë U17, ku ka treguar një formë të jashtëzakonshme duke realizuar 10 gola në 13 paraqitje. Performanca e tij e shkëlqyer nuk […] The post Lirjon Abdullahu, 16-vjeçari që u ftua nga Kosova appeared first on Albinfo.

Lirjon Abdullahu është një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, i cili tashmë po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Vetëm 16 vjeç, Abdullahu luan për ekipin gjerman Stuttgarter Kickers në kategorinë U17, ku ka treguar një formë të jashtëzakonshme duke realizuar 10 gola në 13 paraqitje.
Performanca e tij e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili e ka ftuar për t’u bashkuar me ekipin. Abdullahu ka pasur tashmë një eksperiencë me Kosovën U17, ku ka luajtur një ndeshje dhe ka shënuar një gol, shkruan albinfo.
The post Lirjon Abdullahu, 16-vjeçari që u ftua nga Kosova appeared first on Albinfo.