Lisbonë/ Trami del nga shinat, 15 persona humbin jetën

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga binarët dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës. Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka [...]Read More...

Lisbonë/ Trami del nga shinat, 15 persona humbin jetën

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga binarët dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës.

Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.

“Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.

Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat.

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes.