Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit
Lista Serbe ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Sipas njoftimit, ata presin nga Kushtetuesja të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme. “Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të […] The post Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit appeared first on Albinfo.

Lista Serbe ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.
Sipas njoftimit, ata presin nga Kushtetuesja të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme.
“Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit… Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe populli serb nuk është në gjendje t’i ushtrojë të drejtat e garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
The post Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit appeared first on Albinfo.