LIVE/Dita e 7-të e protestës, reagon PE: Dënojmë përshkallëzimin. Sulmohet Gjykata e Apelit

Në Tiranë ka nisur protesta e të rinjve, e cila, me hyrjen në ditën e shtatë, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur edhe në disa qytete, si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qyteteve.
Për protestat në Tiranë kanë reaguar edhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilët dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia.
Pas situatës së tensionuar, protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit, ku janë kryer edhe disa shoqërime.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



