Liverpooli i gatshëm ta ‘thyejë bankën’ për transferimin e Vinicius Jr

Liverpooli po përgatit një nga lëvizjet më të guximshme të kësaj vere, teksa pritet të reagojë ndaj mundësisë së largimit të Luis Diaz, i cili lidhet me Barcelonën dhe Bayern Munich. Klubi nga Anfield tashmë ka identifikuar një zëvendësues të profilit të lartë: Vinicius Junior. Sipas Defensa Central, Liverpooli po përgatit një ofertë prej 130 […]

Liverpooli i gatshëm ta ‘thyejë bankën’ për transferimin e Vinicius Jr

Liverpooli po përgatit një nga lëvizjet më të guximshme të kësaj vere, teksa pritet të reagojë ndaj mundësisë së largimit të Luis Diaz, i cili lidhet me Barcelonën dhe Bayern Munich.

Klubi nga Anfield tashmë ka identifikuar një zëvendësues të profilit të lartë: Vinicius Junior.

Sipas Defensa Central, Liverpooli po përgatit një ofertë prej 130 milionë eurosh për yllin e Real Madridit, me 100 milionë euro paraprakisht dhe 30 milionë të tjera në formë bonusesh.

Kjo do të ishte një ndër blerjet më të mëdha në historinë e klubit.

Vinicius, 25 vjeç, ka fituar tashmë dy Liga të Kampionëve me Realin dhe mbetet një nga asetet më të vlefshme të klubit madrilen.

Megjithatë, negociatat për rinovimin e kontratës së tij – e vlefshme deri në vitin 2027 – kanë ngecur, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të lojtarit dhe kufijve të vendosur nga klubi pas transferimit të Kylian Mbappes.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, kërkon një ekip konkurrues jo vetëm për Premier League, por edhe për sukses në Evropë, pas eliminimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Transferimi i Viniciusit shihet si një hap kyç për realizimin e këtij objektivi.

Real Madridi ende dëshiron ta mbajë lojtarin, por nëse saga e rinovimit vazhdon, Liverpooli mund të shfrytëzojë rastin dhe ta bëjë të mundur një transferim sensacional.