Lojtari më i shtrenjtë në histori në Angli pritet të luajë ndaj Kosovës

Alexander Isak do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Kosovës, më 8 shtator në Prishtinë The post Lojtari më i shtrenjtë në histori në Angli pritet të luajë ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.

Lojtari më i shtrenjtë në histori në Angli pritet të luajë ndaj Kosovës

Alexander Isak është bërë transferi më i shtrenjtë në histori të Premierligës, pasi kaloi nga Newcastle United te Liverpool për gati 150 milionë euro.

25-vjeçari është përfshirë në ekipin e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Sllovenisë dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Isak ishte pjesë e seancës stërvitore të së martës dhe do të jetë në dispozicion të Suedisë për ndeshjen kundër Sllovenisë të premten. Ndaj Kosovës, Suedia luan më 8 shtator në Prishtinë.

Debutimi i Isakut me Liverpoolin mund të realizohet pas ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Liverpooli do të luajë kundër Burnleyt më 14 shtator, përpara se të përballet me Atletico Madridin në shtëpi në Ligën e Kampionëve tre ditë më vonë.

The post Lojtari më i shtrenjtë në histori në Angli pritet të luajë ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.