Lookman i thotë ‘po’ gjigantit nga Milano
Interi thuhet se ka marrë trashmë miratimin e sulmuesit nigerian, Ademola Lookman për transferimin e tij nga Atalanta këtë verë. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë befasuar të gjithë ditëve të fundit duke shfaqur si prioritet nënshkrimin e sulmuesit Lookman nga Atalanta. Për vetëm pak ditë, Nerazzurrët kanë intensifikuar bisedimet duke bërë edhe ofertë për transferimin […]

Interi thuhet se ka marrë trashmë miratimin e sulmuesit nigerian, Ademola Lookman për transferimin e tij nga Atalanta këtë verë.
Drejtuesit e klubit zikaltër kanë befasuar të gjithë ditëve të fundit duke shfaqur si prioritet nënshkrimin e sulmuesit Lookman nga Atalanta.
Për vetëm pak ditë, Nerazzurrët kanë intensifikuar bisedimet duke bërë edhe ofertë për transferimin e nigerianit në Meazza.
Oferta e Interit thuhet se është 40 milionë euro plus bonuse, teksa Atalanta thuhet se kërkon 50 milionë euro, raporton telegrafi.
Megjithatë, ekipi nga Giuseppe Meazza nuk pritet të rris edhe shumë ofertën e tyre, pasi ka marrë miratimin e lojtarit.
“Ademola Lookman i tha PO INTERIT! Marrëveshja tani varet nga vendimi i Atalantës”, thuhet në postimin e ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për materializimin apo dështimin e këtij transferimi, i cili padyshim se do të ishte më i madhi në Serie A këtë verë.