Luana Vjollca do të marrë drejtimin e Festivalit të Këngës?
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në bisedime për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend. Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine, teksa platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje […]

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në bisedime për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.
Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine, teksa platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.
Mesa duket në vorbullën e lajmeve për jetën e saj private, Luana zgjedh të vendosë fokusin tek ana profesionale.
Luana është e njohur më së miri me eventet e rëndësishme muzikore dhe me skenën e Pallatit Të Kongreseve pasi ka prezantuar për disa edicione “Top Fest”, në krah të Ledion Liço dhe motrës së saj, Marina Vjollca.