Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike

Një tjetër sukses është shënuar në fushën e sigurisë kibernetike. Luanda Domi, eksperte e njohur e kësaj fushe me prejardhje nga Kosova, është nderuar me çmimin prestigjioz “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, në kategorinë Supporter, transmeton albinfo.ch. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 3 gusht në Las Vegas, ku u mblodhën profesionistë […] The post Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike appeared first on Albinfo.

Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike

Një tjetër sukses është shënuar në fushën e sigurisë kibernetike. Luanda Domi, eksperte e njohur e kësaj fushe me prejardhje nga Kosova, është nderuar me çmimin prestigjioz “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, në kategorinë Supporter, transmeton albinfo.ch.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 3 gusht në Las Vegas, ku u mblodhën profesionistë të shquar nga mbarë bota për të festuar kontributet e grave në sigurinë kibernetike.

E emocionuar pas marrjes së çmimit, Domi u shpreh mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj profesional. Në një postim në Facebook, ajo falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e votuan, duke theksuar:

“Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua. Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty.”

Përveç këtij suksesi, Luanda Domi është përzgjedhur edhe në listën e ngushtë për çmimin “Cybersecurity Woman of the World”, që do të ndahet më 25 shtator në Itali – një tjetër dëshmi e vlerësimit ndërkombëtar për angazhimin e saj të palëkundur në këtë fushë jetike të teknologjisë. /Albinfo.ch

The post Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike appeared first on Albinfo.