Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ka vizituar me një shkas të mirë fshatin Luboten. “PO I RINDËRTOJMË DY RRUGËT KRYESORE NË LUBOTEN, NUK JANË PREKUR QË NGA VITI 1998! Le të jetë i hajrit fillimi i dy projekteve të reja kapitale në Luboten. Po fillojmë me rindërtimin e dy rrugëve kryesore, një pjesë të […] The post Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi appeared first on InfoShqip.com.

Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ka vizituar me një shkas të mirë fshatin Luboten.

“PO I RINDËRTOJMË DY RRUGËT KRYESORE NË LUBOTEN, NUK JANË PREKUR QË NGA VITI 1998!

Le të jetë i hajrit fillimi i dy projekteve të reja kapitale në Luboten.

Po fillojmë me rindërtimin e dy rrugëve kryesore, një pjesë të rrugës 1 dhe një pjesë të rrugës 3.

Sot në Luboten, premtimi i dhënë të gjithë qytetarëve filloi të realizohet.

Po realizojmë një kërkesë dekadash, s’ka më qytetarë të harruar të komunës së Butelit

Rruga 1 është rruga kryesore që kalon pranë shkollës fillore dhe nuk është rindërtuar fare që nga viti 1999 deri më sot.

Në periudhën e kaluar, u asfaltuan disa rrugë që u përfshinë në fazën e parë, dhe vazhdojmë me rindërtimin në ditët në vijim”, ka deklaruar Kostovski gjatë takimit me qytetarët.

Ai ka paralajmëruar edhe projekte të reja në këtë fshat, si ujësjellësin e fshatit, i cili do të promovohet gjatë vizitës së shpejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikollovski në Luboten.

“Së shpejti do të fillojmë edhe rindërtimin e një pjese të rrugës 3.

Rrjeti rrugor në të gjitha vendbanimet po përmirësohet, dhe përparësi u është dhënë atyre vendeve ku nuk ka pasur kurrë asfalt më parë.
Ofensiva e ndërtimit po zhvillohet me dinamikë të fortë.

Zhvillim i barabartë dhe i balancuar i të gjitha vendbanimeve”, ka shtuar Kostovski.

The post Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi appeared first on