Lufra, rruga e qumështit nga ferma në çdo tryezë shqiptare
Një histori suksesi që nisi në një shtëpi modeste e që shndërrohet në një fabrikë, gjithmonë në kërkim të cilësisë.
Lufra është sot një nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, ndërkohë që qumështi nis rrugëtimin nga 150 fermat në dispozicion të kësaj fabrike.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, dy vëllezërit Luis dhe Franc Ndreka tregojnë se në stallat e çertifikuara janë më shumë se 3 mijë lopë nga të cilat merret më shumë se 70 mijë litër qumësht çdo ditë.
Ndërkohë, nga fermat deri në fabrikë qumështi transportohet me kushtet më të larta të sigurisë, sipas standardeve europiane.
Laboratori i integruar brenda fabrikës kryen të gjitha analizat fizio – kimike dhe çdo kontroll të nevojshëm për të siguruar standardet më të larta të sigurisë dhe vlerat ushqyese në çdo produkt Lufra.