Lufta në Ukrainë, Putin: Mendoj se ka dritë në fund të tunelit
Presidenti rus, Vladimir Putin beson se lufta në Ukrainë mund të shkojë drejt përfundimit. Duke folur për mediat në Pekin, Putin u shpreh se ka dritë në fund të tunelit, shkruan Sky News. “Unë besoj se, nëse ekziston logjika e shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për [...]Read More...

Presidenti rus, Vladimir Putin beson se lufta në Ukrainë mund të shkojë drejt përfundimit.
Duke folur për mediat në Pekin, Putin u shpreh se ka dritë në fund të tunelit, shkruan Sky News.
“Unë besoj se, nëse ekziston logjika e shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për t’i dhënë fund këtij konflikti. Administrata aktuale e SHBA-së, ne shohim gjithashtu se ata kanë vullnetin dhe dëshirën për të gjetur këtë zgjidhje. Mendoj se ka një dritë në fund të tunelit. Do ta shohim. Përndryshe, do të detyrohemi t’i zgjidhim të gjitha objektivat tona me mjete ushtarake.”, tha Putin.