Lufta tregtare detyron avionin Boeing të porositur nga Kina të kthehet në SHBA

Një avion Boeing i porositur nga një linjë ajrore kineze është kthyer në një qendër prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sa duket për shkak të një lufte doganore në linjën Uashington-Pekin, raporton Reuters. Avioni Boeing 737 MAX, i cili ishte i destinuar për kompaninë kineze Xiamen Airlines, u ul me shenjat e linjës [...]Read More...

Lufta tregtare detyron avionin Boeing të porositur nga Kina të kthehet në SHBA

Një avion Boeing i porositur nga një linjë ajrore kineze është kthyer në një qendër prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sa duket për shkak të një lufte doganore në linjën Uashington-Pekin, raporton Reuters.

Avioni Boeing 737 MAX, i cili ishte i destinuar për kompaninë kineze Xiamen Airlines, u ul me shenjat e linjës ajrore kineze në aeroportin e Boeing në Seattle në orën 18:11 sipas agjencisë.

Reuters vëren se ende nuk është e qartë se cila palë ka marrë vendimin për kthimin e avionit në SHBA.

Këtë muaj, Trump ngriti tarifat bazë për importet kineze në 145 për qind dhe qeveria kineze u përgjigj duke vendosur tarifa 125 për qind për mallrat amerikane.

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, në kohën kur Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit. Presidenti Xi, zhvilloi turin e tij në vendet e Azisë Juglindore me një vizitë në Vietnam, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.

Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, ato ndaj Pekinit prej 145% kanë mbetur në fuqi e janë tepër të larta. Kina iu është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vendosur po 145% tarifë ndaj importeve amerikane.

/ abcnews.al