Luiza Gega fiton medaljen e artë në Serbi: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë në çdo kohë

Luiza Gega fiton medaljen e artë në Serbi: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë në çdo kohë

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Gjysmëmaratonës 2026, të zhvilluar më 18 tetor në Apatin të Serbisë.

Pas suksesit të saj, Gega ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur dëshirën që kjo fitore të vinte në një ditë edhe më të veçantë për Shqipërinë.

“Do të doja që kjo fitore të vinte në një ditë më të qetë për vendin tim”, shkruan atletja shqiptare.

Ajo thekson se ky sukses është rezultat i shumë punës dhe përkushtimit, por shpreh dëshirën që ta ndajë atë në rrethana të tjera.

“Krenare që përfaqësoj Shqipërinë, në çdo kohë”, përfundon mesazhin e saj Luiza Gega, duke e shoqëruar postimin me flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.