Lumir Abdixhiku prezanton Shaip Surdullin për kryetar të Kamenicës

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, prezantoi kandidatin e partisë për kryetar të komunës së Kamenicë, profesorin Shaip Surdulli. Abdixhiku e përshkroi Surdullin si një njeri me integritet, përvojë dhe përkushtim, gati të udhëheqë qytetin drejt zhvillimit. Gjithashtu, u prezantua edhe ekipi prej 20 kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve jo vetëm […]

Lumir Abdixhiku prezanton Shaip Surdullin për kryetar të Kamenicës

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, prezantoi kandidatin e partisë për kryetar të komunës së Kamenicë, profesorin Shaip Surdulli. Abdixhiku e përshkroi Surdullin si një njeri me integritet, përvojë dhe përkushtim, gati të udhëheqë qytetin drejt zhvillimit.

Gjithashtu, u prezantua edhe ekipi prej 20 kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Kamenicën, por edhe për të gjithë Kosovën. Abdixhiku theksoi se vota për LDK-në është vota kundër populizmit, dështimit dhe gjuhës së urrejtjes, dhe një hap drejt zhvillimit, dinjitetit dhe një të ardhme evropiane.

Statusi i tij i plotë:

Në Kamenicë prezantuam kandidatin tonë për kryetar, profesorin Shaip Surdullin. Një njeri me integritet, përvojë e përkushtim, gati të udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit.

Prezantuam dhe ekipin prej 20 kandidatëve për Kuvend Komunal në këtë qytet të vogël por me zemër dhe shpresë të madhe.

Por këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Kamenicën. Këto zgjedhje janë vendimtare për LDK-në dhe për gjithë Kosovën. Sepse vota për Lidhjen Demokratike është vota që i jep fund populizmit, që i jep fund dështimit, që i jep fund gjuhës së urrejtjes që ka mbërthyer këtë vend. Vota për LDK është antidoti i vetëm kundër krizës së vazhdueshme. Është shpresa për zhvillim, për dinjitet, për një të ardhme evropiane.