Lushaku-Sadriu i bën thirrje Vetëvendosjes: Respektoni Kushtetutën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndalojë përpjekjet për të futur në agjendë votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Fillimisht, ajo foli për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës sot, ku pati alarm të rrejshëm për bombë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndalojë përpjekjet për të futur në agjendë votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Fillimisht, ajo foli për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës sot, ku pati alarm të rrejshëm për bombë.
“Jo ishim të shqetësuar si të gjithë qytetarët e Kosovës. Shpresoj shumë që mos të ndodhë më.”, tha ajo.
Lushaku theksoi se është jetike që procesi të zhvillohet në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe agjendën e miratuar paraprakisht nga Kryesia.
“Ne i bëjmë thirrje Vetëvendosjes që të respektojë rendin dhe agjendën e aprovuar nga Kryesia e mëhershme. Atë e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që kjo të ndodhë,” – u shpreh ajo.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet politike janë rritur dhe qasja e Vetëvendosjes ndaj mënyrës së votimit është parë si tentativë për ta zvarritur apo manipuluar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i cili është një hap kyç për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
LDK-ja që insiston në respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka qenë kritike ndaj çdo përpjekjeje për ta deformuar procesin kushtetues në Kuvend, sidomos në një kohë kur vendi përballet me kriza të shumta – institucionale, politike dhe tani edhe të sigurisë.
Seanca e 42-të konstitutive ishte parashikuar të mbahej sot paradite, mirëpo pak para fillimit të saj, Kuvendi i Kosovës u përball me një situatë të paprecedent – një alarm për bombë. Si pasojë, objektet u evakuuan dhe seanca u shty. Pas hetimeve të kryera nga njësitë për eksploziv të Policisë së Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës (AKI), u konfirmua se alarmi ishte i rremë. Megjithatë, ngjarja ka lënë gjurmë të thella në opinionin publik, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin e brendshëm institucional.