Lushaku-Sadriu: LDK mori vendim të përkrah propozimet për nënkryetarë, LVV pamundësoi votimin në pako

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje u pamundësua votimi i nënkryetarëve në pako.
“Vetëvendosje e pamundësoi votimin në pako. Ishte vendim i deputetëve të VV’së”, ka thënë ajo.
Lushaku tutje ka thënë se e drejta për propozim të emrave për nënkryetar është e drejtë ekskluzive e partive parlamentare.
Ajo ka treguar se si LDK kanë marrë vendim për të përkrahur propozimet e grupeve të tjera parlamentare.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



