Lushtaku: Nëse Thaçi dhe Veseli janë fajtorë atëherë jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku tha për “Front Online” se në ditën e Çlirimit të Kosovës mungojnë ish krerët e saj dhe se beson në pafajësinë e tyre. “Unë dhe qytetarët e Kosovës i besojmë çlirimtarëve dhe uroj që çlirimtarët, pa dallim, t’i kthehen familjeve të tyre, t’i kthehen vendit të tyre sepse unë jam […]

Lushtaku: Nëse Thaçi dhe Veseli janë fajtorë atëherë jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së


Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku tha për “Front Online” se në ditën e Çlirimit të Kosovës mungojnë ish krerët e saj dhe se beson në pafajësinë e tyre.

“Unë dhe qytetarët e Kosovës i besojmë çlirimtarëve dhe uroj që çlirimtarët, pa dallim, t’i kthehen familjeve të tyre, t’i kthehen vendit të tyre sepse unë jam i bindur që akuzat që ua prodhojnë nga Serbia nuk qëndrojnë asnjëra nga to. Prandaj, mendoj që është gjykatë politike dhe shpresoj që qytetarët e Republikës së Kosovës dhe marshi i UÇK-së që ishte gjatë vitit të kaluar, tregon që gjithë ata janë të pafajshëm”, tha ish komandanti i UÇK-së.

Ai tha se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe se nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë fajtorë atëherë “jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së”.

“Nëse Hashim Thaçi dhe të tjerët janë fajtorë, jemi edhe ne që nuk jemi në Hagë, por qëndrojmë në Kosovë dhe jemi të lirë. Do të thotë që nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë fajtorë. atëherë jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai.

Lushtaku tha se vërehet mungesa e tyre çdo ditë, por në veçanti në ditë të veçanta siç është kjo e çlirimit.

“Sidmos këto ditët e veçanta që janë, sikur Dita e Çlirimit dhe festave tjera mungesa e ish krerëve të UÇK-së ndihet shumë më shumë, sikur tek familjarët, miqtë dhe gjithë dashamirët e tyre”, tha Sami Lushtaku për Front Online.