Lutfi Haziri: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit do jetë pa efekt

Koordinatori për dialog i LDK-së, Lutfi Haziri, në një prononcim për “Front Online” ka thënë nuk ka pritshmëri nga takimi dy palësh. Haziri thotë se takimi do të jetë i përsëritur e për konsum të brendshëm. “Parimi i këtyre takimeve të Kurtit-Vuçiqit do të jetë i njëjtë jemi marr vesh për t’u mos u marr […]

Lutfi Haziri: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit do jetë pa efekt


Koordinatori për dialog i LDK-së, Lutfi Haziri, në një prononcim për “Front Online” ka thënë nuk ka pritshmëri nga takimi dy palësh.

Haziri thotë se takimi do të jetë i përsëritur e për konsum të brendshëm.

“Parimi i këtyre takimeve të Kurtit-Vuçiqit do të jetë i njëjtë jemi marr vesh për t’u mos u marr vesh, marrëveshja bazike është çështje e diskutimit dhe do të jetë agjendë për konsultë të brendshëm. Takimi do të jetë i përsëritur e pa efekte”.

Haziri e ka quajtur presion ndërkombëtar për Kosovën largimin e masave gradualisht të BE-së.

“Presion ndërkombëtar ka disa vite për zbatim të marrëveshjes, Kosova është duke i vuajtur edhe pasojat e kufizimit. Dje u nënvizua që masat ndëshkuese financiare ndaj Kosovës mund të largohen gradualisht dhe ky është presion më i madh”.