Macron në Londër, mirëpritet nga Mbreti Charles/ Vizita e parë e një presidenti francez që nga viti 2008

Mbreti Charles i Britanisë do të mirëpresë Presidentin Francez Emmanuel Macron në Kështjellën Windsor të martën. Vizita zyrtare në Britani do të jetë e para për Macron, i cili ka një marrëdhënie të mirë personale me mbretin. Kujtojmë se vizita e fundit zyrtare nga një president francez në Britani ishte në vitin 2008, kur Nicolas Sarkozy u ftua në vend nga Mbretëresha e atëhershme Elizabeth. [...]Read More...

Macron në Londër, mirëpritet nga Mbreti Charles/ Vizita e parë e një presidenti francez që nga viti 2008

Mbreti Charles i Britanisë do të mirëpresë Presidentin Francez Emmanuel Macron në Kështjellën Windsor të martën.

Vizita zyrtare në Britani do të jetë e para për Macron, i cili ka një marrëdhënie të mirë personale me mbretin.

Kujtojmë se vizita e fundit zyrtare nga një president francez në Britani ishte në vitin 2008, kur Nicolas Sarkozy u ftua në vend nga Mbretëresha e atëhershme Elizabeth.

Vizita do të përfshijë një fjalim të Macron në parlamentin britanik dhe një përpjekje për të ringjallur marrëdhënien e ngrohtë me Mbretin Charles III, i cili ka shfaqur shpesh afrimitet me Francën dhe marrëdhëniet mes dy vendeve i ka quajtur “të pazëvendësueshme”.

Bëhet e ditur se presidenti francez do të zhvillojë gjithashtu disa takime me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili pas marrjes së detyrës në vitin 2024 premtoi një “rivendosje të lidhjeve” me kryeqytetet evropiane pas tensioneve të shkaktuara nga Brexit-i.

/abcnews.al/