Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. The post Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“ appeared first on Albinfo.

Marigona Toma është emër suksesi në fushën e pikturimit në Zvicër dhe ndër shqiptarët. Ajo është një artiste që shpalos zemrën e saj në pikturat shumëngjyrëshe.
Për Marigonën, arti në të vërtetë, ështe pasqyrë e jetës, është një dritë e hapur e mendjes që të shërben dhe të plotëson.
Kjo piktore vjen nga fshati Stubëll e komunës së Vitisë dhe që nga vitet e hershme të rinisë është përqëndruar rreth artit figurativ, ku ka arritur suksese të shumta.
Ajo është një piktore dhe artiste e përkushtuar, pjesëmarrse në mbi 40 ekspozita kombëtare dhe ndërkombetare.
Aktualisht, ajo jeton dhe krijon në Zvicër, ku vazhdimisht prezantohet me vepra dhe aktivitete artistike, duke mos harruar kurrë vendlindjen e saj.
Punimet e saj ka disa ditë që janë pjesë e një ekspozite që po mbahet në Wünnewil-Flamatt.
“Jam pjesë e ekspozitës kolektive “Kunst im Zeughaus” ku prezantohem me disa nga punimet e mia bashkëkohore, bashkë me 40 artistë të zviceranë”.
Vlen të theksohet se shumë artistë dhe disa klasa shkollore po shfaqin artin e tyre në „Armaturën Flamatt“, e organizuar nga Komisioni Kulturor Wünnewil-Flamatt.
Ndërkohë ajo është e vetmja shqiptare që po prezanton 12 pikturat e saj në mesin e 40 artistëve zviceranë.
Zviceranët tregojnë interes të madh për pikturat e saj
E pyetur se cila është një nga pikturat që është pëlqyer më së shumti nga audienca zvicerane, Marigona tregon se nuk mund të specifikojë njërën pikturë më shumë se tjetrën, pasi, sipas saj, të gjitha e kanë ndjeshmërinë e tyre.
Duke qenë se pikturimi është një profesion dhe në të njëjtën kohë më shumë ndjenjë, për Marigonën të dyja janë të pranishme dhe e përmbushin atë personalisht.
Artistja gjithashtu ka bërë të ditur se kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në ekspozitat në Zvicër dhe se në të ardhmen do të organizojë edhe shumë të tjera si për publikun zviceran, ashtu edhe për artdashësit shqiptarë. /Albinfo.ch
The post Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“ appeared first on Albinfo.