Majko: Thirrja e Clinton për Kosovën, është e një miku! Asociacioni nuk do jetë i përhershëm

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka komentuar mbrëmjenn e sotme mesazhet e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton gjatë fjalimit të tij historik në Shqipëri. Ai u shpreh në “Neës 24” se SHBA përmes Bill Clinton ka krijuar “fibrën e marrëdhënieve amerikano-shqiptare”, ndërsa e cilësoi thirrjen e tij për situatën në Kosovë si “thirrjen e […] The post Majko: Thirrja e Clinton për Kosovën, është e një miku! Asociacioni nuk do jetë i përhershëm appeared first on Newsbomb Albania.

Majko: Thirrja e Clinton për Kosovën, është e një miku! Asociacioni nuk do jetë i përhershëm

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka komentuar mbrëmjenn e sotme mesazhet e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton gjatë fjalimit të tij historik në Shqipëri. Ai u shpreh në “Neës 24” se SHBA përmes Bill Clinton ka krijuar “fibrën e marrëdhënieve amerikano-shqiptare”, ndërsa e cilësoi thirrjen e tij për situatën në Kosovë si “thirrjen e një miku”.

Lidhur me situatën në Kosovë, Majko tha se nëse krijohet Asociacioni në Kosovë, nuk do jetë diçka e përhershme apo një kthim si Republika Srpska në Bosnjë, pasi nuk ka numrat apo mungesën e garancive si atje.

“SHBA përmes Clintonit kanë krijuar fibrën e marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Thirrja e tij është thirrja e një miku. Shqetësimi në Perëndim është se për disa arsye karshi serbëve po aplikohen forma presioni të cilat ata i kanë aplikuar ndaj shqiptarëve. Për arsye nga më të ndryshmet ndryshon edhe fjalori i diplomacisë.

Ka një lloj gjysmë habie se mos SHBA po ndryshon pozitat ndaj Shqipërisë dhe po marrin me të mira Serbinë duke “falur” interesat tona. Përgjigja ime është “jo”. Lufta e Ukrainës ka ndryshuar rregullat dhe Perëndimi po përpiqet të ketë marrëdhënie me shtetet që mund të kthehen në partnerë të Rusisë.

Serbia është ndër shtetet e rralla evropiane që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Perëndimi po përpiqet të shmangë një front lufte ne Evropë. Nëse Ascociacioni bëhet nuk do jetë i përhershëm. E përhershme është pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO, etj, ndërsa Asociacioin është një moment.

Një Republikë Srpska është matematikë, që serbët e Kosovës nuk mund ta kenë si ata në Bosnje. Po ashtu nuk ka garanci të tilla në Bosnje si SHBA dhe BE. Është një këshillë e miqve tanë për të negociuar një zgjidhje që të mos lejojë palë të treta të influencojnë Ballkanin”, u shpreh Pandeli Majko.

The post Majko: Thirrja e Clinton për Kosovën, është e një miku! Asociacioni nuk do jetë i përhershëm appeared first on Newsbomb Albania.