Makina mësyn mes turmës në Los Angeles, të paktën 28 të plagosur

Të paktën 28 persona u plagosën kur një automjet hyri mes një turme njerëzish në bulevardin Santa Monica në Los Angeles,  mëngjesin e së shtunës, njoftoi Shërbimi i Zjarrfikësve i qytetit. Sipas autoriteteve, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime serioze. Pamjet e postuara në rrjetin X tregojnë rrugë [...]Read More...

Makina mësyn mes turmës në Los Angeles, të paktën 28 të plagosur

Të paktën 28 persona u plagosën kur një automjet hyri mes një turme njerëzish në bulevardin Santa Monica në Los Angeles,  mëngjesin e së shtunës, njoftoi Shërbimi i Zjarrfikësve i qytetit.

Sipas autoriteteve, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime serioze.

Pamjet e postuara në rrjetin X tregojnë rrugë të bllokuara nga policia dhe të plagosur që transportoheshin me ambulanca drejt spitaleve.

Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkakun e incidentit apo identitetin e drejtuesit të mjetit. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe nuk kanë dhënë ndonjë informacion nëse përplasja ka qenë e qëllimshme.