Man United – Mount, zhvillimi i fundit nga Anglia

Manchester United pritet të bëjë ofertë të re për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount. Oferta prej 60 milionë eurosh pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme, raporton “Daily Mail” të dielën. Chelsea refuzoi javën e kaluar ofertën prej 50 milionë euro për Mountin. 24-vjeçari i Anglisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit […]

Man United – Mount, zhvillimi i fundit nga Anglia

Manchester United pritet të bëjë ofertë të re për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

Oferta prej 60 milionë eurosh pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme, raporton “Daily Mail” të dielën.

Chelsea refuzoi javën e kaluar ofertën prej 50 milionë euro për Mountin.

24-vjeçari i Anglisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me skuadrën nga Londra.

Mount është produkt i Chelseat, ndërsa në edicionin 2022/2023 ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 24 paraqitje në Premier League.

Për përfaqësuesen angleze, Mount ka shënuar pesë gola në 36 paraqitje prej vitit 2019.