Spanja mposht Kroacinë dhe fiton Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Spanjës ka fituar Ligën e Kombeve duke e mposhtur në penallti Kroacinë (5:4). Pavarësisht lojës së barabartë nga të dy skuadrat dhe rasteve të shumta të krijuara, rezultati në kohën e rregullt si dhe vazhdime doli të jetë 0:0. Ashtu siç pritej, Spanja kishte dominimin në pjesën më të madhe të kohës, por […]

Spanja mposht Kroacinë dhe fiton Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Spanjës ka fituar Ligën e Kombeve duke e mposhtur në penallti Kroacinë (5:4).

Pavarësisht lojës së barabartë nga të dy skuadrat dhe rasteve të shumta të krijuara, rezultati në kohën e rregullt si dhe vazhdime doli të jetë 0:0.

Ashtu siç pritej, Spanja kishte dominimin në pjesën më të madhe të kohës, por Kroacia u tregua shumë më e rrezikshme në krijimin e disa aksioneve duke iu afruar shumë golit.

Ivan Perisic provoi në pjesën e parë ta befasojë Unai Simonin me një goditje të bukur, mirëpo spanjolli e devijoi.

Spanja gjithashtu rrezikoi disa herë nga afërsia me rastin më të mirë që e kishte Gavi, mirëpo ylli i Barcelonës goditi jashtë portës.

Pjesa e dytë në përgjithësi ishte më e qetë, me lojën që u zhvillua më shumë në mesfushë.

Vlen të ceket një mundësi fantastike që e kishte Ansu Fati nga afërsia, por goditjen brenda portës e devijoi Ivan Perisic për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Mirëpo, as në vazhdime si Spanja as Kroacia nuk gjetën rrugën drejtë rrjetës.

Rasti i vetëm që vlen të përmendet në këto 30 minuta ishte i Dani Olmos që provoi nga zona, por goditja iu devijua.

Kështu, fituesi i Ligës së Kombeve u vulos nga pika e bardhë ku spanjollët u treguan më të saktë.

Fytyrë tragjike për kroatët ishin Lovro Majer dhe Bruno Petkovic që dështuan nga 11-metërshi derisa te Spanja dështoi vetëm Aymeric Laporte.

Spanja fiton Ligën e Kombeve, derisa në këtë kompeticion Kroacia mbetet vetëm si vend i dytë.