“Manteli nuk mund t’ju mbrojë”/ SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil: Paralajmërim për ata që..
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, në kuadër të Aktit Global Magnitsky. SHBA akuzon gjyqtarin de Moraes për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë urdhërat gjyqësorë për të censuruar rrjetet sociale dhe për të sulmuar kritikët. Lajmi u njoftua [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, në kuadër të Aktit Global Magnitsky.
SHBA akuzon gjyqtarin de Moraes për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë urdhërat gjyqësorë për të censuruar rrjetet sociale dhe për të sulmuar kritikët.
Lajmi u njoftua nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili njoftoi se sanksionet janë vendosur në kuadër të programit të Global Magnitsky, që parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion apo abuzime me të drejtat e njeriut.
“.@POTUS dhe @USTreasury kanë sanksionuar gjyqtarin Alexandre de Moraes për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Le të shërbejë kjo si paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre, rrobat gjyqësore nuk të mbrojnë nga drejtësia”, shkroi Rubio në platformën X.
.@POTUS and @USTreasury have sanctioned Brazilian Supreme Court Justice Alexandre de Moraes under the Global Magnitsky sanctions program for serious human rights abuses. Let this be a warning to those who would trample on the fundamental rights of their countrymen—judicial robes…
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) July 30, 2025