Maqedoni: Brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, Pelisteri para Komisionit Disiplinor

Klubi i Futbollit Pelister do të përballet me Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas sjelljeve fyese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shkupit. Edhe pse ekipi nga Manastiri arriti fitore 2‑0 në takimin e zhvilluar në Kavadarë, atmosfera u njollos nga brohoritjet fyese drejtuar shqiptarëve. Sipas raportit të delegatit të […] The post Maqedoni: Brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, Pelisteri para Komisionit Disiplinor appeared first on Albinfo.

Maqedoni: Brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, Pelisteri para Komisionit Disiplinor

Klubi i Futbollit Pelister do të përballet me Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas sjelljeve fyese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shkupit.

Edhe pse ekipi nga Manastiri arriti fitore 2‑0 në takimin e zhvilluar në Kavadarë, atmosfera u njollos nga brohoritjet fyese drejtuar shqiptarëve.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes, Komisioni i Garave ka vendosur që çështjen t’ia përcjellë Komisionit Disiplinor për procedim të mëtejshëm. Rasti lidhet me ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Parë, mes KF Pelisterit dhe KF Shkupit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka theksuar se do të shqyrtojë me kujdes incidentin dhe do të marrë masat e nevojshme.

 

The post Maqedoni: Brohoritje fyese ndaj shqiptarëve, Pelisteri para Komisionit Disiplinor appeared first on Albinfo.