Maqedonia e Veriut e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit Ndërkombëtar për Matjen dhe Vlerësimin Shëndetësor me bazë në Universitetin e Seattleit, transmeton Portalb.mk. Vdekjet nga armët e zjarrit janë më […]

Maqedonia e Veriut e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit Ndërkombëtar për Matjen dhe Vlerësimin Shëndetësor me bazë në Universitetin e Seattleit, transmeton Portalb.mk.

Vdekjet nga armët e zjarrit janë më të larta në Turqi (18.16) dhe në Shqipëri (15.20). Nga vendet fqinje, kjo normë në Serbi është 10.44, në Bullgari 7.69 dhe në Greqi 4.35.

Normat më të ulëta janë në Britaninë e Madhe (0.66), Islandë (0.87) dhe Norvegji (0.92). Këto tre vende janë të vetmet në Evropë ku policia nuk mban armë.

Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është jashtëzakonisht e ulët. Të gjitha vendet në Afrikë, Azi dhe Oqeani (në të cilat nuk ka konflikt të armatosur) gjithashtu kanë pak vdekje të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Në të kundërt, norma më të larta shihen në Amerikën Veriore dhe Jugore, ku përveç Kanadasë dhe Kubës, të gjitha vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa Turqia.

Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41.69.

Landgeist thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.

Kujtojmë se numri i personave të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2023 në vend është ulur me 15,2 përqind krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 412 persona. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri i njerëzve që vdiqën nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar ishte në fakt më i ulëti në tre dekadat e fundit.

LEXO: RMV, numri i vdekjeve të dhunshme vitin e kaluar ishte më i ulëti në tre dekadat e fundit