Marina ukrainase shkatërron anijen e shpejtë ruse

Marina ukrainase ka shkatërruar një anije të shpejtë që i përkiste Flotës së Detit të Zi të ushtrisë ruse, ku brenda saj gjendeshin edhe shtatë ushtarë të Kremlinit që e pësuan me jetë. Sipas admiralit ukrainas Oleksii Neizhpapa, komandant i marinës, anija po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u pikas nga operatorët e dronëve. [...]Read More...

Marina ukrainase shkatërron anijen e shpejtë ruse

Marina ukrainase ka shkatërruar një anije të shpejtë që i përkiste Flotës së Detit të Zi të ushtrisë ruse, ku brenda saj gjendeshin edhe shtatë ushtarë të Kremlinit që e pësuan me jetë.

Sipas admiralit ukrainas Oleksii Neizhpapa, komandant i marinës, anija po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u pikas nga operatorët e dronëve.

“Marina shkatërroi anijen e shpejtë ruse që tentonte t’i dërgonte municion njësisë së tyre në Tendra Spit. Shtatë pjesëtarë të forcave pushtuese janë eliminuar dhe katër tjerë janë plagosur”, njoftoi Neizhpapa.

Ndërkaq në një operacion tjetër, inteligjenca ushtarake ukrainase ka shkatërruar një stacion radarësh së rusëve si dhe disa fluturake që gjendeshin brenda një baze ajrore.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditë më parë është zotuar se Ukraina do të vazhdojë të kryej sulme tjera thellë brenda Rusisë.