Joz Marku thyen heshtjen, paralajmëron rikthimin me projekte të reja

Pak ditë pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, në lidhje me çështjen ndaj Edi Kuçit, Joz Marku, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale.
Artisti ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet pranë një oxhaku, duke lexuar një libër.
Krahas fotos, Jozi ka përcjellë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë ata që janë interesuar dhe e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Foto: Instagram
“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkruan ai.
Në postimin e tij, artisti ka vendosur në sfond edhe këngën “Së shpejti”, duke dhënë një sinjal të qartë se muzika mbetet pjesë e planeve të tij.
Pavarësisht situatës ligjore, Jozi duket se po përgatitet për rikthimin në muzikë, duke paralajmëruar një projekt të ri për fansat.
Në dëshminë në gjykatë, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen, gjë që për të është e patolerueshme. /Telegrafi/
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



