Marrëveshja afër, edhe Firmino drejt Arabisë Saudite

Roberto Firmino është emri tjetër i njohur i botës së futbollit që pritet të transferohet në Arabinë Saudite. Përfaqësuesit e sulmuesit brazilian janë duke zhvilluar bisedime me Al-Ahlin. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se bisedimet mes palëve po avancojnë. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende. Deri tash dihet se […]

Marrëveshja afër, edhe Firmino drejt Arabisë Saudite

Roberto Firmino është emri tjetër i njohur i botës së futbollit që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Përfaqësuesit e sulmuesit brazilian janë duke zhvilluar bisedime me Al-Ahlin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se bisedimet mes palëve po avancojnë.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.

Deri tash dihet se Firmino me klubin e ardhshëm do të nënshkruajë si futbollist i lirë, pas largimit nga Liverpooli.

31-vjeçari ishte pjesë e “Të Kuqve” që prej vitit 2015.