“Marshi i Lirisë” ndez Prishtinën, mijëra shqiptarë nga gjitha trojet (LIVE)

Marshi për UÇK’në tashmë ka nisur në sheshin qendror të Prishtinës.
Mijëra të pranishëm që po marrin pjesë, nisjen e marshit e kanë shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK”…
Në mesin e protestuesve janë familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, veteranë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, por edhe qytetarë të shumtë.
Me flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së, pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, protestuesit kërkojnë drejtësi për të akuzuarit që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta është paralajmëruar si një prej tubimeve më të mëdha në mbështetje të krerëve të UÇK-së që prej fillimit të procesit gjyqësor në Hagë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



