Marshi për liri, sheshet e Prishtinës mbushen me qytetarë

Marshi për liri, sheshet e Prishtinës mbushen me qytetarë

Qytetarë të shumtë nga të gjitha vendet e Kosovës po e mbushin sheshet e Prishtinës për të marshuar në prag të verdiktit final ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur skenarin e mbarëvajtjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet sot prej orës 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas skenarit të dërguar nga platforma, moderator i aktivitetit do të jetë Berat Miftari, ndërsa programi do të nisë me një hapje artistike nga Arbnora Zogiani, e cila do të interpretojë këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.

Më pas, do të bëhet hapja zyrtare e marshit, ku Miftari do të ftojë në skenë dy përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tashollin dhe Eliza Hoxhën.

Në kuadër të programit është paraparë edhe fjalimi i Hysni Gucatit, ndërsa do të flasë edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.

Programi do të vazhdojë me interpretimin e Arif Vladit, i cili do të këndojë “Marshin e UÇK-së”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.