Masakra e shkurtit 2000 në Mitrovicë, Kurti: Populli dhe shteti i Kosovës s’harron asgjë dhe askë, asnjëherë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku tha se shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit. Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti tha se populli dhe shteti i Kosovës nuk

Masakra e shkurtit 2000 në Mitrovicë, Kurti: Populli dhe shteti i Kosovës s’harron asgjë dhe askë, asnjëherë
masakra-e-shkurtit-2000-ne-mitrovice,-kurti:-populli-dhe-shteti-i-kosoves-s’harron-asgje-dhe-aske,-asnjehere

masakra-e-shkurtit-2000-ne-mitrovice,-kurti:-populli-dhe-shteti-i-kosoves-s’harron-asgje-dhe-aske,-asnjehere

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku tha se shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti tha se populli dhe shteti i Kosovës nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë!

Sipas tij, çdo veprim gjatë pesë viteve të fundit i Qeverisë në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës në përgjithësi, duhet lexuar duke e ruajtur në sfond, historinë e këtyre ngjarjeve, por edhe sulmin terrorist në Banjskë me qëllim aneksim territori, më 24 shtator 2023.

“Andaj, sot në 26 vjetorin e fillimit të spastrimit etnik të veriut të qytetit të Mitrovicës nga shteti i Serbisë, i kujtojmë dhe i nderojmë të rënët, i mbështesim të plagosurit dhe të dëbuarit, për drejtësi, për paqe dhe për historinë dhe ardhmërinë e Kosovës. Përgjithmonë!”