Masakra në shkollë/ Presidenti i Austrisë: Një tmerr që nuk mund të përshkruhet me fjalë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka quajtur të shtënat me armë në një shkollë në vend, një “tmerr” që “nuk mund të përshkruhet me fjalë”. “Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz godet zemrën e vendit tonë. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara. Një mësues që i [...]Read More...

Masakra në shkollë/ Presidenti i Austrisë: Një tmerr që nuk mund të përshkruhet me fjalë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka quajtur të shtënat me armë në një shkollë në vend, një “tmerr” që “nuk mund të përshkruhet me fjalë”.

“Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz godet zemrën e vendit tonë. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara. Një mësues që i shoqëroi në udhëtimin e tyre”.

Ai tha se Austria ishte në zi.

Reagimi i tij vjen pas të shtënave masive më të këqija në historinë e Austrisë, që kanë ndodhur të martën në qytetin Graz.

Një autor, ish-nxënës, ka hapur zjarr në dy klasa në BORG Dreierschützengasse.

Si pasojë, aktualisht, raportohet për 9 persona persona të vdekur dhe 28 të plagosur./abcnews.al